Pak pasi përfundoi fjalimin e saj në 25-vjetorin e Qendrës Kosovare për Rehabilitim e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), presidentja Vjosa Osmani, jashtë dyerve të “Sallës së Kuqe”, u prit nga një mori gazetarësh.
Derisa e para e vendit po largohej bashkë me mbrojtjen e saj të afërt, njëri nga gazetarët e shumtë i pati disa pyetje për të.
Në videon që shihni më poshtë të kapur nga Ekonomia Online, dëgjohet gazetari teksa pyet shefen e vendit në lidhje me situatën e krijuar së fundmi në FSK.
Gjatë pyetjes, gazetari pengohet nga njëri anëtar i sigurimit të presidentes, por në çast ndërhyn Osmani për t’i thënë “Mos, mos…”.
Ajo kërkoi nga gazetarët mirëkuptim me arsyen se është vonë për takime të tjera dhe u tha të dërgojnë pyetje me shkrim rreth temës për FSK-në, njofton Klankosova.tv.

