Telenews

“Mos u bëfsh me të ndihmue këta”: Momenti kur i plagosuri mbërrin në QKUK, qytetarët ‘tmerrohen’ nga veprimet e shoferit

 

 

Të plagosurit e natës së mbrëmshme në Pejë janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare për trajtim ku njëri prej tyre vazhdon të jetë gjendje kritike.

Në një video të publikuar nga Kallxo.com, shihet momenti kur autoambulanca sjell njërin nga të plagosurit, por ajo çka mori vëmendjen e shumëkujt ishte qetësia që e karakterizonte shoferin e mjetit të ambulancës.

Nga pamjet bie në sy edhe momenti kur viktima zbritet me barelë nga automjeti, derisa shoferi më shumë dukej i shqetësuar për mbylljen e derës së autoambulancës.

Dhe, duke marrë parasysh gjendjen kritike të pacientit, reagimi i shoferit pas mbërritjes para hyrjes së Emergjencës në QKUK i ka befasuar qytetarët. Madje, i ka tmerruar disa prej tyre.

Kadale, kadale shofer mos u ngut kalle dhe cigare se nuk ki për ngutë..”, komentoi me ironi një qytetar poshtë videos.

“Mos u ngut shofer aga, se CocaCola ke qu n’spital, kade kalle një cigare njëherë. Mos vet për neve, me ba me u smu!“, komentoi një tjetër qytetar.

“Veç këqyrne kush vozit ambulanten turpi ju mbuloftë“, u shpreh me shqetësim një qytetar.

“Llogarit qysh e ka vozit ky rrugës“, shkroi një tjetër qytetar.

Të ngajshme

Policia sqaron procedurën e re të dërgimit të gjobave

Donat Hashani

Haradinaj: Albin Kurti po “peshkon” edhe tek deputetët e PDK e LDK

Donat Hashani

LDK në Mitrovicë propozon kandidatin për kryetar komune

Donat Hashani