Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka shkruar pas përfundimit të ceremonisë së varrimit të babait të ish-presidentit Hashim Thaçi, Haxhi Thaçit.
Musliu ka komentuar edhe mospjesëmarrjen e krerëve të shtetit në ceremoninë e varrimit.
Ajo ka thënë se sot ka folur Shqipëria, Ilirida, Lugina dhe Diaspora, por kanë heshtur institucionet e Kosovës.
“Skenderaji dhe Buroja ishte e mbushur me shqaiptarë nga të gjitha trojet etnike. Të turpëruar mbetën Presidentja, Kryeparlamentari, Kryeministri dhe Ministrat. Të turpëruar mbetën edhe disa pinjollë të vegjël të cilët para historisë e vendosin interesin personal e financiar. Mungesa e qyqarëve nuk arriti t’i humbte peshën e mesazhit që Historia jonë është vulosur në vitet 1998/1999 me guximin e grave dhe burrave më të mirë të kombit. Historia jonë u shkrua në frontin e luftës, në Rambuje dhe u kurorëzua me shpalljen e pavarësisë nga Hashim Thaçi në vitin 2008. Lavdia u takon UÇK-së. E turpi qeverisë së Kurtit”, ka shkruar Ganimete Musliu në Facebook.