Telenews

Mostrat e ujit të pijes nga fshatrat e Deçanit, MSH: S’ka vend për shqetësim

Ministria e Shëndetësisë është njoftuar sot nga IKSHPK-ja se me kërkesë të ujësjellësit “Hidro-Drini” në Pejë, janë marrë mostra të ujit të pijes nga disa fshatra të Deçanit për shkak të shqetësimeve se uji është turbulluar si pasojë e të reshurave.
Në një postim në Facebook, MSH-ja ka bërë të ditur se janë bërë analizat fiziko-kimike dhe se nesër e pasnesër do t’i kenë analizat bakteriologjike të këtyre mostrave.
“Në koordinim me ministrin e Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi, zëvendësministrja Dafina Gexha Bunjaku ka komunikuar me kryetarin e Deçanit,  Bashkim Ramosaj, për t’u informuar nga afër. MSH është në kontakt të vazhdueshëm edhe me IKSHPK,  Zyrën rajonale të IKSHPK në Pejë dhe Ministrinë e Ekonomisë – dikasterin përkatës qeveritar, që i mbulon ndërmarrjet e ujësjellësve”, thuhet në postim.
MSH thotë se nuk ka vend për shqetësim dhe se nesër bashkë me përfaqësues nga Ministria e Ekonomisë, zyrtarë të MSH-së do të jenë në Pejë, te qendra rajonale e IKSHPK-së dhe në Deçan ku do të takohen me strukturat e pushtetit lokal dhe drejtues të QKMF-së.

Të ngajshme

Vitamina D mund të ngadalësojë plakjen

KushtrimGuraj

Cilat ushqime janë efektive në luftimin e infeksioneve në trup?

KushtrimGuraj

Fruti që duhet të konsumoni në orën 9 të mbrëmjes për një gjumë cilësor

Valjeta Turkaj