Telenews

Mot i butë gjatë ditës, në mbrëmje paralajmërohet se fronti i ftohtë sjell acarin dimëror

 

 

Moti sot parashihet të jetë i butë dhe me temperatura pranverore, me maksimale që shkojnë deri në 13 e 15 gradë Celsius.

Prishtina Weather ka njoftuar se në mbrëmje fronti i ftohtë do të sjellë acarin e vërtetë dimëror.

“Do të fryjë erë mesatare e mesatarisht e fuqishme nga jugu e jugperëndimi 5-13m/s. Orëve të mbrëmjes më pas fronti i ftohtë afrohet nga pjesë veriore, duke ndryshuar tërësisht situatën meteorologjike, ku priten të reshura dëbore dhe rënie të temperaturave në 0C, e era ndryshon drejtimin në veriore e verilindore.

Të reshurat e borës më pas vazhdojnë të bien edhe ditën e shtunë, të shoqëruara me erëra të fuqishme.

Të ngajshme

Durrës: Vjehrri godet me sende të forta dhëndrin, përfundojnë në spital

KushtrimGuraj

Tensionet në Lindjen e Mesme, ministri Hoxha: Rreth 3 mijë shqiptarë ndodhen në rajon, 17 të evakuuar

KushtrimGuraj

Protesta në Jarinje, MPJD ka një thirrje për udhëtarët

Rrezarta Ramaj