Telenews

Mot i paqëndrueshëm gjatë kësaj jave

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se edhe gjatë ditëve në vazhdim moti do të jetë i paqëndrueshëm, ndërsa nga data 19 pritet të stabilizohet.

Sot do të mbaj mot me diell dhe vranësira të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu. Sa i përket temperaturave, ato do të jenë të pandryshueshme me ditët e javës që lamë pas.

Temperaturat sot do të sillen nga 15 deri në 19 gradë Celsius.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, edhe nga veriu dhe juglindja 2-10m/s.

Shtypja atmosferike luhatet përreth vlerave normale, me tendencë të rënies në pjesën e dytë të javës.

Të ngajshme

Takim me PDK-në? Kurti: I dërgova mesazh Hamzës, propozimi i sotëm – veç për LDK-në

Valjeta Turkaj

Abdixhiku: S’ka marrëveshje për presidentin, Kurti insiston që posti t’i takojë LVV-së

Valjeta Turkaj

Kurti: Prezantova dy oferta për LDK-në në këmbim të marrëveshjes për presidentin

Valjeta Turkaj