Telenews

Mot me diell dhe vranët, temperaturat deri në 32 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht për rreth relievit malor.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë Celsius.

IHK njofton se për shkak të këtyre temperaturave të larta edhe indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj apelohet respektimi i këshillave të IKSHP.

Instituti u bën thirrje qytetarëve që mos të ndezin zjarre, sepse pos dëmeve në fushën e bujqësisë dhe pasojave tjera, zjarret janë edhe burime të rrezikut të pronave tona, shëndetit  dhe njerëzve në veçanti.

Të ngajshme

Fluturime të anuluara dhe vonesa, moti i keq ‘prek’ edhe aeroportin e Tiranës

Valjeta Turkaj

Plagosja me armë zjarri në Pejë, i dyshuari vetëdorëzohet në polici

Donat Hashani

Albena Reshitaj: Politika është përgjegjësi dhe luftë për drejtësi (VIDEO)

Donat Hashani