Telenews

Mot sot, s’përjashtohen reshjet e shiut

 

 

Sot në vendin tonë pritet fillimisht të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat më të shtuara do të jenë në perëndim të vendit apo në Rrafshin e Dukagjinit, ku nuk përjashtohet mundësia për ndonjë reshje të izoluar shiu.

Menjëherë gjatë pasditës dhe mbrëmjes do të kemi kalimin e shpejtë të sistemit frontal nga perëndimi i vendit, i cili do të sjellë rrebeshe shiu, lokalisht të vrullshme, të shoqëruara me shkarkesa elektrike.

Sistemi do të jetë më i fuqishëm në perëndim të vendit, ndërsa duke vazhduar drejt lindjes do të fillojë të humbasë intensitet.

Era do të fryjë nga jugperëndimi e cila kohë pas kohe pritet të jetë jashtëzakonisht e fuqishme, sidomos në Rrafshin e Dukagjinit, në momente të caktuara me shpejtësi maksimale deri në 100 km/h, ndërsa në zonat malore edhe mbi 100 km/h! Pas kalimit të sistemit frontal pritet të bie intensiteti në shkallë vendi.

Sipas Meteo Kosova, temperaturat minimale do të lëvizin prej 8 deri në 14°C, ndërsa ato maksimale prej 20 deri në 24°C. Gjatë kalimit të frontit temperaturat pësojnë ulje të ndjeshme./Botapress.info/

Të ngajshme

Nesër ora e parë e mësimit në kryeqytet i dedikohet “Dhunës me bazë gjinore”

KushtrimGuraj

Efekti i rrjeteve sociale tek fëmijët, zgjidhje po shihet edukimi medial në shkolla

KushtrimGuraj

​QKMF në Prishtinë me apel për qytetarët lidhur me gripin sezonal

KushtrimGuraj