Telenews

Moti për sot e ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell paradite dhe në mesditë, kurse pasdite dhe në mbrëmje priten zhvillime të fuqishme konvektive. Vende-vende parashihen rrebeshe intensive shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër. Shtrëngatat do të jenë të karakterit lokal. Temperaturat maksimale deri në 32 apo 33 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me diell dhe mjaft i nxehtë paradite. Pasdite priten zhvillime lokale të stuhive të izoluara të shiut me vetëtima, bubullimë dhe breshër.

Të Mërkurën dhe të Enjten temperaturat do të fillojnë të pësojnë ulje. Përpos intervaleve kohore me diell, parashihen zhvillime të stuhive të fuqishme me shi dhe breshër sidomos orëve të pasdites dhe mbrëmjes. Ka mundësi për shtrëngata të fuqishme dhe vërshime të shpejta.

Të Premten stuhi më të dobëta, por ende ka gjasa për rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë, kurse në fundjavë presim përmirësim dhe stabilizim të motit.

Të ngajshme

Muja u përgjigjet kritikave për vonesat e subvencioneve për bujqit: Pagesat janë kryer më herët se vitin e kaluar

Rrezarta Ramaj

Komisioni për Buxhet nuk e mbështet amendamentin për 4 milionë euro për Qendrën e Kujdesit Paliativ

Rrezarta Ramaj

Ky është Raif Aliu, 47-vjeçari që humbi jetën në Drenas

Rrezarta Ramaj