Telenews

Moti për sot e ditëve në vazhdim

 

 

Sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta lokale. Pasdite parashihen zhvilime të izoluara të vranësirave konvektive të cilat vetëm në disa zona të izoluara mund të kushtëzojnë ndonjë rrebesh lokal shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër. Temperatura maksimale rreth 33 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale. Parashihen rrebeshe afatshkurtra shiu vetëm në disa zona të izoluara, ndërsa në disa vise në Maqedoni mund të ndodhë ndonjë stuhi e izoluar kalimtare.

Ditëve të ardhshme na pret mot me diell dhe vranësira të pakta lokale. Do të vazhdojë i nxehtë afrikan i cili ka gjasa të ndërpritet rreth mesit të javës nga depërtimit i masave më të freskëta nga stuhitë shumë të forta që pritet të godasin mes tjerash Bosnjën, Serbinë dhe Bullgarinë. Në viset tona mbetet një “pengesë” e cilat nuk po lejon ardhjen e këtyre stuhive të forta të paktën për momentin, megjithatë priten stuhi të izoluara edhe te ne./MeteoBallkan

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani