Telenews

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë na pret mot më i thatë, me vranësira e intervale kohore me diell dhe me erëra drejtimesh të ndryshme, por në pjesën më të madhe të vendit nga juglindja. Në mbrëmje nga perëndimi i vendit shtim i vranësirave dhe reshje lokale shiu e bore në zonat malore. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 11 gradë Celsius.

Në Shqipëri sot pritet të mbajë mot kryesisht i vranët. Paradite kryesisht pa reshje, ndërsa pasdite dhe në mbrëmje një valë e reshjesh vjen nga deti.
Edhe në Mal të Zi, Maqedoninë Veriore dhe Kosovën lindore pritet të mbajë mot i ndryshueshëm. Gjatë ditës me intervale stabile kohore, ndërsa reshjet rikthehen pasdite në Mal të Zi e në mbrëmje vonë edhe në Maqedoninë Veriore. Reshje bore priten vetëm në veri të Malit të Zi dhe zonat malore të vendeve tjera.

Nga e hëna deri të mërkurën na pret mot i vranët e me reshje të shpeshta shiu, vende-vende intensive, ndërsa borë priten në zonat kodrinore-malore. Të martën reshje të përziera mund të ketë edhe në disa zona më të ulëta të Republikës së Kosovës.

Nga e mërkura ulje e temperaturave dhe fillimi i rrymimeve të ftohta ajrore nga veriu.

Të ngajshme

Këto janë llojet e kancerit që shkaktojnë më së shumti vdekje te burrat dhe gratë –

KushtrimGuraj

7 raste me virusin e Nilit Perëndimor në Kosovë, 2 të vdekur

Yllka Gashi

Pse kafeina i mbush me energji disa njerëz, ndërsa të tjerët mezi e ndiejnë? –

KushtrimGuraj