Telenews

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë na pret mot kryesisht i vranët, por paradite lokalisht mund të ketë intervale kohore me diell. Herë pas here priten reshje lokale shiu dhe sidomos pasdite ka gjasa edhe për ndonjë rrebesh lokal shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.

Temperaturat pritet të luhaten nga 2 deri në 12 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Kosovën lindore sot pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me mundësi për intervale të shkurtra kohore me diell. Herë pas here, vende-vende priten reshje shiu si dhe rrebeshe lokale shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.

Mot i ngjashëm na pret edhe të premtën, me vranësira dhe reshje të herëpashershme lokale shiu si dhe me mundësi për rrebeshe afatshkurtra lokale me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë. Do të ketë edhe intervale të gjata pa reshje fare.

Mot kryesisht i vranët dhe nganjëherë me reshje lokale shiu na pret edhe të shtunën dhe të dielën. Në viset malore nganjëherë priten reshje bore.

Të ngajshme

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj

Zbulohet fabrika ilegale e cigareve në Slloveni, punëtorët mbaheshin të mbyllur për 25 ditë –

KushtrimGuraj

Shtatzënë në moshën 52 vjeç, flet aktorja: Nënat e moshuara përballen me shumë më tepër rezistencë”

Rrezarta Ramaj