Telenews

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë. Temperaturat parashihet të rriten edhe më shumë dhe ajo maksimale parashihet të arrijë deri në 37 gradë Celsius. Nivelet e larta të rrezeve UV do të jenë rrezik për personat e ndjeshëm, prandaj rekomandohet kujdes shumë i madh orëve të mesditës.

Në Shqipëri ,Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi sot pritet të mbizotërojë mot me diell dhe ekstremisht i nxehtë veror. Temperaturat deri në 40 gradë Ceslius në zonat më të nxehta të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi. Pasdite në disa rajone të rralla parashihen disa zhvillime të izoluara dhe ndonjë rrebesh i shkurtër shiu.

Për fundjavë do të vazhdojë moti ekstremisht i nxehtë. Temperaturat në Kosovë deri në 38 gradë Celsius, ndërsa në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore pak mbi 40 gradë Celsius. Pasditeve disa zona kryesisht malore të rajonit mund të përfshihen nga disa stuhi të izoluara me breshër, ndërsa në zonat tjera zhvillimet mund të jenë më të pakta.

Të ngajshme

Çmimet po “fluturojnë”, inflacioni në qershor arrin në 4.3% – rritje të madhe te kafeja, energjia dhe ushqimet bazë

KushtrimGuraj

S’ka fluks në pikat kufitare

KushtrimGuraj

Nuk e pagoi gjobën prej 700 euro – Arrestohet në Merdare 25 vjeçari dhe dërgohet direkt në burg

KushtrimGuraj