Telenews

Moti sot dhe ditëve në vazhdim në Kosovë e rajon

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot plotësisht i vranët dhe me reshje të herëpashershme shiu, shqote e bore. Nëpër viset më të ulëta priten reshje shiu, ndërsa në viset pak më të larta e sidomos në zonat kodrinore-malore priten reshje shqote e bore. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 5 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Kosovën lindore sot pritet të mbajë mot plotësisht i vranët dhe me reshje lokale shiu e bore në zona malore.

Të premtën përmirësim gradual i motit dhe rritje të lehta të temperaturave. Priten alternime mes vranësirave e intervaleve kohore me diell.

Edhe të shtunën mot i ngjashëm, por me rritje të sërishme graduale të vranësirave sidomos në Shqipëri ku pritet të rifillojnë rigat e shiut.

Të dielën në tërë rajonin vranët dhe me reshje të herëpashershme shiu.

Të ngajshme

IKShPK shënon Tetorin Rozë me aktivitete ndërgjegjësuese në të gjitha rajonet e Kosovës

Rrezarta Ramaj

Kosova ka nevojë për rezultate, jo për një tjetër kapitull pritjesh: 10 prioritetet për presidenten Justina Shiroka-Pula

Rrezarta Ramaj

Shtatzënë në moshën 52 vjeç, flet aktorja: Nënat e moshuara përballen me shumë më tepër rezistencë”

Rrezarta Ramaj