Telenews

Moti sot dhe ditëve në vazhdim në Kosovë e Rajon

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i ngrohtë, me vranësira e intervale kohore me diell dhe me shtim të konsiderueshëm të vranësirave që do të kushtëzojnë rreshje dhe rrebeshe lokale shiu.

Reshje paksa më intensive priten në orët e pasdites dhe mbrëmjes ku mund të ketë edhe ndonjë rrebesh me bubullimë. Shumë pak reshje në disa vise në pjesët qendrore, lindore dhe juglindore të Kosovës.

Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 22 – 23 gradë Celsius dhe erërat do të jenë të ngrohta nga jugu dhe jugperëndimi.

Në Shqipëri sot pritet të mbajë mot me vranësira dhe në disa zona me intervale kohore me diell. Reshje shiu do të ketë në gjysmën veriore të vendit si dhe në skajin jugor, lokalisht edhe ndonjë rrebesh intensiv.

Intervale kohore me diell, vranësira e ndonjë rigë ose rrebesh lokal shiu sot pritet të ketë edhe në Maqedoninë Veriore dhe Luginën e Preshevës, ndërsa në Mal të Zi priten vranësira të dendura dhe reshje shiu sidomos në jug të vendit.

Ditëve të ardhshme na pret mot me intervale kohore me diell e vranësira lokale. Do të vazhdojnë rrymimet e ngrohta ajrore nga jugu dhe jugperëndimi dhe për këtë arsye temperaturat maksimaledo të jenë mbi 20 gradë Ceslius dhe kjo konsiderohet shumë nxehtë për këtë periudhë kohore. Kohë pas kohe do të ketë intensifikim të rrebesheve të shiut por jo në tërë rajonin dhe kjo pritet të ndodhë veçanërisht në Shqipëri dhe Mal të Zi. /Telenews.al/

Të ngajshme

Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të kërkojë falje

KushtrimGuraj

Tre menaxherë të arrestuar lidhur me rastin e rëndë të vdekjes së punëtorit 25-vjeçar në Prizren

KushtrimGuraj

Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padurim periudhën e ardhshme

KushtrimGuraj