Telenews

Moti sot dhe ditëve në vazhdim në Kosovë e Rajon

Sot në Kosovë pritet të kemi ndryshim gradual të motit. Parashihet të kemi mot me diell dhe shtim të vranësirave. Pasdite vonë dhe në mbrëmje priten zhvillime të fuqishme vranësirash duke përfshirë edhe ato konvektive që do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Gjatë mbrëmjes lokalisht priten rrebeshe intensive sidomos në Dukagjin, Drenicë, Mitrovicë, Llap dhe rajonin e Prishtinës.

Në Shqipëri dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe shtim të madh të vranësirave që do të fillojnë të dendësohen në Mal të Zi duke kushtëzuar rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë. Rrebeshe dhe stuhi të fuqishme shiu pastaj parashihen edhe në veri të Shqipërisë e më vonë edhe në disa pjesë tjera të Shqipërisë.

Në Maqedoninë Veriore dhe Luginën e Preshevës sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa rrallëkund priten rrebeshe shiu.

Ditëve të ardhshme na pret mot mjaft i ndryshueshëm. Parashihen intervale kohore me diell dhe vranësira të shpeshta si dhe do të shpeshtohen edhe reshjet e shiut.

Të ngajshme

Luiz Ejlli mbështet protestuesit në Tiranë: Kjo është opozita që më përfaqëson, jo ajo në rrjete sociale

Blearta

Cllevio pjesë e “Ndeshjes së Yjeve” për Ditën e Çlirimit të Prishtinës

Blearta

Ngjarjet e datës 6 qershor

Rrezarta Ramaj