Telenews

Moti sot dhe ditëve në vazhdim në Kosovë e Rajon

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot më i freskët, me intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat ende do të marrin karakter zhvillimi duke kushtëzuar rrebeshe lokale shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë. Temperatura maksimale deri në 28 gradë Celsius dhe kjo në Dukagjin, ngase në viset tjera do të jetë pak më freskët. Reshjet do të kapin vetëm disa zona dhe nuk do të jenë gjithëpëfshirëse.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot pak më i qetë, me intervale kohore me diell dhe vranësira lokale të cilat në disa vise ende do të mund të kushtëzojnë ndonjë rrebesh lokal shiu me vetëtima dhe bubullimë, por në përgjithësi moti do të ketë tendencë stabilizimi gradual, me përjashtim ndoshta të disa viseve të Kosovës.

E shtuna më e nxehtë, por në Kosovë me vranësira të shpeshta lokale ku ende mund të ketë ndonjë rigë afatshkurtër shiu në disa zona të izoluara. Në viset tjera më shumë diell e më pak vranësira.

E diela e nxehtë verore me temperatura mjaft të larta dhe shumë pak vranësira.

Të ngajshme

Lajm pozitiv për Kosovën, Kreshnik Hajrizi rikthehet në fushë pas lëndimit

Rrezarta Ramaj

Grabitja e 8 mijë eurove në Gjakovë, një muaj paraburgim për të dyshuarin

Rrezarta Ramaj

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Rrezarta Ramaj