Telenews

Moti sot dhe ditëve në vazhdim në Kosovë e Rajon

Fronti i ftohtë ka depërtuar dhe tani kemi fluksin e ajrit të freskët, ndërsa rreziku për ndonjë stuhi tanimë ka kaluar pothuajse krejtësisht.

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira e intervale kohore me diell. Do të jetë dukshëm më freskët, ndërsa rrallë në ndonjë rajon mund të ketë ndonjë rigë ose rrebeshe të shkurtër shiu. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 26 gradë Celsius dhe atë në Dukagjin.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale. Temperaturat do të rikuperohen në mesditë pas frontit të ftohtë, por në përgjithësi dukshëm më këndshëm. Pasdite priten zhvillime të izoluara të rrebesheve të shiut me vetëtima dhe bubullimë diku në Shqipërinë qendrore, lindore, juglindore dhe Maqedoninë perëndimore.

Të Enjten pak më ngrohtë, me intervale kohore me diell dhe vranësira lokale. Pasdite në lindje të Shqipërisë dhe perëndim të Maqedonisë Veriore parashihen rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Sipas parashikimeve aktuale nga e Premtja gjithnjë e më ngrohtë dhe më stabil.

Të ngajshme

Bombë para zgjedhjeve: Bekim Jashari përkrah haptazi Vetëvendosjen me shkrim të fortë

Donat Hashani

Tubimi përmbyllës i LDK-së, Abdixhiku: Fitorja tashmë është mes nesh

Donat Hashani

Votojnë ish-ushtarët e UÇK-së që po mbahen në Hagë

Donat Hashani