Telenews

Moti sot dhe ditëve në vazhdim në Kosovë e rajon

Sot në Kosovë na pret mot i vranët dhe kryesisht i thatë. Ka gjasa edhe për intervale të shkurtra kohore me diell. Rrallëkund mund të ketë ndonjë fjollë sporadike bore. Gjatë natës së ardhshme fjolla bore mund të ketë në shumë vise të Republikës së Kosovës duke përfshirë edhe Dukagjinin. Temperaturat do të lëvizin nga -6 ajo minimale deri në 4 gradë Celsius ajo maksimale.

Në Shqipëri sot pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Pasdite në jug të Shqipërisë pritet të fillojnë reshjet e shiut, ndërsa në veri në mbrëmje priten reshje shiu e bore.

Në Maqedoninë Veriore dhe Kosoven lindore sot priten vranësira dhe intervale kohore me diell, por kryesisht pa reshje atmosferike. Temperaturat shënojnë ulje të theksuara, por jo për kohë të gjatë. Në Mal të Zi sot pasdite ose në mbrëmje pritet të fillojnë reshje shiu në jug e bore në veri të vendit.

Të mërkurën pas një mëngjesi të ftohtë, të vranët e me mundësi për fjolla bore, gjatë ditës priten rritje të lehta të temperaturave për shkak të erërave jugore.Me rritjen e temperaturave do të fillojnë reshjet e shiut. Vende-vende priten reshje mesatare deri të dendura shiu sidomos pasdite dhe në mbrëmje.

Nga e enjta priten vranësira intervale kohore me diell e riga lokale shiu, por njëkohësisht pritet të ketë rritje të temperaturave.

Të ngajshme

Rita Ora sjell pranverën në stil unik

Erzana Fazliu

Parashikimi i motit për sot

Erzana Fazliu

Kurti i thotë Sekretarit të NATO-s se Serbia me ndihmën e Rusisë ka ndërhyrë në zgjedhjet e Kosovës

Donat Hashani