Sot gjatë dites në Kosovë pritet mot kryesisht i thatë dhe i vranët, ndërsa temperaturat do të shënojnë rritje të lehta. Pasdite vonë ose në mbrëmje do të fillojnë reshje atmosferike, por kësaj radhe reshjet do të jenë në formë shiu. Vende-vende priten reshje të dendura shiu të cilat mund të qojnë në vërshime të shpejta lokale.
Në Shqipëri sot pritet të mbajë mot plotësisht i vranët e me reshje shiu. Pasdite priten reshje të dendura shiu, ndërsa në mbrëmje gjysma veriore e Shqipërisë mund të ketë reshje ekstreme shiu që mund të qojnë në përmbytje lokale.
Reshje shiu sot priten edhe në Mal të Zi, Maqedoninë Veriore dhe Kosovën lindore, vende-vende mjaft intensive sidomos në Mal të Zi dhe perëndim e veriperëndim të Maqedonisë së Veriut.
Të entjtën dhe të premtën na pret mot me vranësira, intervale kohore me diell, erëra jugore e rritje të temperaturave. Mund të ketë edhe riga lokale shiu, por në Kosovë kryesisht pa reshje.
Për fundjavë priten reshje të reja lokale shiu.