Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot mjaft i nxehtë, me rreze diellore dhe mundësi për vranësira të shtresave të larta. Temperaturat shënojnë rritje të mëtutjeshme për shkak të erërave të ngrohta nga jugu dhe jugperëndimi.
Në Shqipëri dhe rajon nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shtresave të larta. Do të jetë edhe një ditë mjaft e nxehtë, me temperatura mbi 30 gradë Celsius.
Të shtunën në Shqipëri priten rrebeshe dhe stuhi të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë që nga veriu deri në jug. Në Kosovë dhe Maqedoninë Veriore do të ketë zhvillime të karakterit lokal, por vende-vende mund të rrebeshe intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Të dielën priten ulje të ndjeshme të temperaturave dhe reshje shiu të cilat nuk pritet të zgjasin shumë.

