Telenews

Moti sot dhe ditëve në vijim në Kosovë e Rajon

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira të shpeshta lokale. Pasdite priten zhvillime të ndonjë rrebeshi të izoluar shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë. Temperatura maksimale parashihet të arrijë deri në 22 gradë Celsius.

Në Shqipëri sot pritet të mbajë mot me vranësira dhe lokalisht edhe me intervale kohore me diell. Priten edhe reshje të shpeshta shiu sidomos në veri, veriperëndim dhe disa zona në pjesët qendrore të vendit.

Në viset tjera reshjet parashihet të jenë më të rralla. Edhe në Maqedoninë Veriore dhe Luginën e Preshevës sot pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira lokale, ndërsa në disa vise do të ketë rrebeshe lokale shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.

E Premta sjellë mot të ndryshueshëm, me intervale kohore me diell dhe vranësira të shpeshta ku priten edhe reshje dhe rrebeshe lokale shiu. Gjatë fundjavës përmirësim i motit, por nuk pritet të jetë plotësisht stabil. Përkundër diellit do të ketë edhe vranësira të herëpashershme, ndërsa parashihen edhe rrebeshe afatshkurtra, shiu vetëm në disa zona të caktuar. /Telenews.al/

Të ngajshme

Politico: Samiti evropian dhe mikpritja “e çuditshme” e Edi Ramës

KushtrimGuraj

Avokati i Popullit për mosanëtarësimin e Kosovës në KE: Pasojat janë të shumëfishta

KushtrimGuraj

Rrezon Elezaj, talenti 17-vjeçar nga Kosova, luan sot në finalen e madhe të Ligës Turke BGL

KushtrimGuraj