Telenews

Moti sot: Me vranësira dhe intervale me diell

Kosova do të përfshihet sot nga mot kryesisht i vranët, i shoqëruar me intervale me diell, ndërsa në disa zona priten edhe riga të izoluara shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat do të jenë të pranishme gjatë ditës, duke krijuar kushte që lokalisht të ketë reshje të lehta shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 30 deri në 34 gradë Celsius.

Ndërkohë, do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi prej 1 deri në 11 metra në sekondë.

Të ngajshme

Kosova dhe SHBA-ja forcojnë partneritetin në mbrojtje, synohet avancimi i kapaciteteve të FSK-së

Yllka Gashi

“Ka rënë shteti, o bosa”, arrestimi i Vlora Hysenit ndez debatin në komisionin parlamentar në Shqipëri

Yllka Gashi

Ylli Limani mysafir në natën e tetë të protestës “Jo në emrin tim”, flasin Leonora Jakupi dhe Resul Sinani

Yllka Gashi