Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Driton Çaushi dhe Leonida Molliqaj kanë bërë të ditur se ditën e sotme i ka dhënë fund beqarisë.
Lajmin e kanë bërë të ditur çifti përmes disa fotografive në rrjetin social “Facebook”.
“Sot kurorëzuam dashurinë tonë të madhe”, ka shkruar Molliqaj.
Ndryshe, Leonida është motra e kryetarit të PSD-së, Dardan Molliqajt, i cili vite më parë ishte larguar nga VV-ja.
Njësoi kishte vepruar edhe Çaushi i cili në 2018-të ishte larguar nga Lëvizja Vetëvendosje për t’iu bashkuar më pas PSD-së.