Telenews

Mourinho e dëshiron ribashkimin me yllin e Realit te Roma

Jose Mourinho raportohet se e dëshiron Gareth Balen te AS Roma.
Sulmuesi uellsian do të largohet si lojtar i lirë nga Real Madridi në afatin kalimtar të verës, pasi kontrata e tij skadon zyrtarisht më 30 qershor.
Bale nuk e ka zbuluar ende të ardhmen e tij, por shumë klube kanë shprehur interesim për shërbimet e tij, duke përfshirë edhe Romën.
Sipas “Calciomercato”, Mourinho e dëshiron ribashkimin me 32-vjeçarin, me të cilin kishte punuar te Tottenham Hotspur.
Megjithatë, Roma duhet ta fitojë garën për të siguruar shërbimet e sulmuesit të krahut, pasi lojtari është i lidhur me një kalim edhe te klubet si Southampton, Newcastle United, Cardiff City, Aston Villa dhe Tottenham.

Të ngajshme

Zabi fantastik, futbollisti kosovar shënon dy gola në Ukrainë

Yllka Gashi

Messi i pandalshëm, shënon katër gola në fitoren 7-1 të Inter Miamit –

KushtrimGuraj

Edhe një medalje për Kosovën, Flaka Loxha fiton të bronztën –

KushtrimGuraj