Reperi nga Ferizaj, Mozzik, ka publikuar një fotografi të përbashkët me Kadri Veselin, në pesë vjetorin e arrestimit të tij nga Gjykata Speciale e Hagës.
Mozzik shkroi se Veseli asnjë ditë nuk e ka humbur dinjitetin, shkruan IndeksOnline.
“5 vjet në burg, por asnjë ditë pa dinjitet – Kadri Veseli, zemra e një kombi që nuk dorëzohet”, shkroi Mozzik.
Kujtojmë se reperi disa herë ka vizituar ish-krerët e UÇK-së, që po mbahen në Hagë.
Ai po ashtu ka kontribuar edhe në fondin e posaçëm për ta.


