Telenews

Mozzik përjeton humbjen e njeriut të dashur, i ndërron jetë gjyshi

Për reperin Mozzik, sot është një ditë e trishtë. Ai ka njoftuar përmes rrjetit të tij social në Facebook se gjyshi i tij nga ana e nënës ka ndërruar jetë.

Në postimin e tij prekës, Mozzik shprehet për ndarjen nga jeta të gjyshit, duke e përshkruar atë si një njeri të urtë, të pastër dhe të respektuar.

Postimi i plotë:

Njoftim Mortor

Me pikëllim të thellë, njoftojmë familjarët, farefisin, miqtë dhe dashamirët se sot ka ndërruar jetë Bafti Hetemi, baba i nënës sonë, njeri i urtë, i pastër dhe i respektuar.

Vorrimi i të ndjerit do të bëhet sot, me datën 24 nëntor, në orën 15:30, në Fshatin Sojevë (Varrezat te Sylovit) – Ferizaj.

Lusim Zotin e Madhërishëm t’ia bëjë varrin dritë dhe t’ia falë çdo mirësi që ka bërë në këtë jetë.

Lamtumirë, gjyshi im…

Përshëndetje dajës Muzafer dhe dajës Burim… thuaju se i kujtojmë, i duam dhe nuk do t’i harrojmë kurrë.

 

Të ngajshme

Milaim Zeka “plas bombën”: Akuza të forta ndaj Olta Gixharit pas kamerave të BBVK

Erzana Fazliu

Ende pa u bërë një javë nga kur filloi, ndodh puthja e parë në Big Brother VIP Kosova

Valjeta Turkaj

Rrëfehet Balina: Dy muaj nuk më foli burri kur isha opinioniste e “BBVA’

Valjeta Turkaj