Telenews

MPB i fton edhe me SMS serbët e Kosovës t’i konvertojnë targat në RKS

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se ka nisur fushatën e komunikimit elektronik (SMS) me qytetarët serbë të Kosovës lidhur me konvertimin e targave ilegale në ato RKS.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e MPB-së, Nora Fetoshi, e cila tha se interesimi i qytetarëve serbë është rritur ditëve të fundit për konvertimin e targave.

“Përmes kësaj ne po vazhdojmë fushatën tonë me qëllim të informimit të secilit qytetarë për procedurat dhe lehtësimet të cilat dalin nga ky proces duke lehtësuar kështu qasjen e tyre në informacion përmes komunikimit me SMS në gjuhën serbe”.

“Gjersa fushata për informim po vazhdon është rritur interesimi i qytetarëve ditëve të fundit për regjistrim të veturave dhe kthimit të targave në RKS dhe numri i regjistrimeve të mjeteve motorike ka arritur në 18 sosh”, është shprehur Fetoshi.

Ajo tha se për të gjithë të interesuarit, MPB ka ofruar edhe numrin pa pagesë i cili është 0800-46757.

Në lidhje me këtë kanë raportuar edhe mediat serbe, të cilat këtë po e konsiderojnë si trysni ndaj serbëve të Kosovës për konvertimin e targave.

Të ngajshme

Zelensky: Rusia përfiton nga vazhdimi i luftës në Lindjen e Mesme, ne nuk humbasim

Yllka Gashi

Dyshohet se dha informacione për një varrezë masive në Kosovë, Serbia arreston një person për “spiunazh”

Yllka Gashi

Rama: Shqipëria hyn në një etapë të re me prodhimin e mjeteve ushtarake sipas standardeve të NATO-s

Yllka Gashi