Telenews

MPB ndan 120 mijë euro për blerje të biletave për stafin, planifikon të paguajë rreth 450 euro për një

Ministria e Punëve të Brendshme ka shpallur tender në vlerë rreth 120 mijë euro për furnizim me bileta aeroplani për udhëtime zyrtare për nevoja të stafit.

Me këtë kontratë, Ministria që udhëhiqet nga Xhelal Sveçla po planifikon blerjen e 261 biletave. Sipas një përllogaritje të thjeshtë i bie që një biletë të kushtojë rreth 450 euro.

“*Vlera e biletës prej 450 euro është një vlerë që shërben vetëm për kalkulim të çmimit dhe çmimi total do të përdorët vetëm për nevojat e vlerësimit të tenderit dhe nuk përcakton çmimin real të kontratës pasi që çmimi do të krijohet përgjatë zbatimit të kontratës  nga çmimet që do të procedohen nga sistemi kompjuterik i rezervimit AMADEUS, GALILO, SABRE, apo sistem tjetër të barasvlershëm apo sisteme online. Kontrata do te bazohet ne sasi”, thuhet në dosje.

Kohëzgjatja e kontratës është për 36 muaj, teksa relacionet nuk janë definuar.

Të ngajshme

Ambasadorja Ziv: Kosova shteti i parë ballkanik mbështetës i SHBA-së dhe Izraelit në sulmin ndaj Iranit

KushtrimGuraj

Rama ia fal me 60 lekë litrin, jahti i miliarderit të njohur furnizohet me naftë në Durrës

Donat Hashani

Kryeministri britanik deklarohet rreth armëpushimit mes Iranit dhe Izraelit

Donat Hashani