Telenews

MPJ thirrje qytetarëve: Shmangni hyrje-daljet përmes Serbisë

Ministria e Punëve të Jashtme u ka bërë thirrje të gjithë kosovarëve, përfshirë mërgatës, që t’i shmangin të gjitha hyrjet dhe daljet në vendkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

Kjo thirrje, sipas MPJ-së, vjen pas paralajmërimeve të të ashtuquajturit “Këshill Organizativ për Bllokada” në Serbi, i cili ka thënë se më 6 shtator, planifikohen bllokada të rrugëve që çojnë drejt vendkalimeve kufitare me Kosovën.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u bën thirrje të gjithë shtetasve të Republikës së Kosovës, përfshirë pjesëtarët e mërgatës, që kanë planifikuar apo janë duke planifikuar kalimin tranzit përmes territorit të Serbisë, të shmangin të gjitha hyrjet dhe daljet në vendkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë”.

“MPJD u bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe pjesëtarëve të mërgatës që të ndjekin me kujdes zhvillimet dhe paralajmërimet e reja lidhur me situatën dhe të informohen vetëm nga burimet zyrtare të institucioneve të Republikës së Kosovës, për të shmangur dezinformatat dhe lajmet e rreme”, thuhet në reagim.

Më tej, MPJ-ja tha se për çdo zhvillim të ri, qytetarët do të mbahen të informuar.

Të ngajshme

Kurti edhe sonte zbarkon në Mitrovicë me xhipa të zinj për ta “ngritur Pecin”

KushtrimGuraj

Presidentja Vjosa Osmani, mandaton Glauk Konjufcën për kryeministër

KushtrimGuraj

Situata e vendeve kandidate – çfarë thotë raporti i BE-së?

KushtrimGuraj