Telenews

MPJD i reagon autorit të konceptit ‘Made in Kosova’: Ky është projekt në pronësi të shtetit

 

 

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka reaguar ndaj akuzave të lidhur me këndin dhe platformën Made in Kosova (MiK), duke theksuar se është produkt i një bashkëpunimi të ngushtë mes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe USAID Compete Activity.

Në reagimin e MPJD-së, thuhet se Made in Kosova (MiK) është një projekt në pronësi të shtetit, dhe kështu nuk paraqet pronë private të askujt.

Sipas ministrisë në fjalë, akuzat ndaj emrave të përveçëm të zyrtarëve publikë që janë përhapur pa baza ligjore është konsideruar shqetësuese dhe jo-etiike.

Për më shumë, pretendimi se kjo platformë ka të bëjë në ndonjë mënyrë me ndonjë shenjë tregtare të regjistruar është mohuar nga ana e ministrisë.

“Made in Kosova (MiK) promovon Republikën e Kosovës në fushat ekonomike, kulturore dhe turistike. Ky projekt është vazhdimësi e punës me partnerët tanë lokal e ndërkombëtarë për të prezantuar Republikën e Kosovës sa më mirë në arenën ndërkombëtare, ndër të tjera edhe duke mbështetur misionet tona diplomatike gjithë andej botës. Kështu, Made in Kosova (MiK) promovon shërbime nën emblemën e saj, e cila nuk krahasohet as nga paraqitja e as nga përmbajtja me çfarëdo projekti, nisme apo shenjë tregtare të regjistruar më parë”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Siç thuhet tutje në njoftim, Made in Kosova (MiK) është dhe do të vazhdoj të jetë unike dhe e vetme si për nga paraqitja, përmbajtja, ashtu edhe nga autenticiteti.

Reagimi vjen pasi autori i “Made in Kosova”, Astrit Panxha e ka ‘akuzuar’ Zëvendësministren e Punëve të Jashme dhe Diasporës, Liza Gashin për tendencën e përvetësimit të konceptit ‘Made in Kosova’.

Panxha përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka shpjeguar rrjedhimisht gjashtë arsyet kryesore të themelimit të “Made in Kosova” dhe mbështetjen e vazhdueshme dhe ndër vite nga institucionet gjegjëse të vendit.

Sipas Panxhës, zëvendësministrja, Liza Gashi ka planifikuar një event prezantues për llogo, platform dhe vizioni i ngjajshëm me “Made in Kosova” me datë 14 maj.

“Me 14 maj te viti 2024, Liza ti po planifikon të organizosh një event ku do të prezantosh logon e re ‘Made in Kosova’, platformën dhe vizionin për Made in Kosova. Në ftesë e ke shkruar: Përmes qasjes gjithëpërfshirëse të komunikimit, MiK-u ka për qëllim të promovojë rininë, kreativitetin dhe potencialin e jashtëzakonshëm të vendit tonë në të gjitha fushat, me synimin që ta shndërrojmë atë në një dritare multifunksionale të informacionit dhe të ndërlidhjes”, ka shkruar Panxha.

Madje, Panxha ka thënë se zëvendësministrja, Liza Gashi ka ‘çuditur’ edhe ‘Lizën e botës së çudirave me veprimin e përvetësimit të markës ‘Made In Kosova’

“…Liza, me këto veprime tua edhe Lizën në botën e çudirave e ke çudit!”, shkroi ai.

Tutje, Panxha ka treguar edhe për mbështetjen e institucioneve ndër vite, dhe ka’ akuzuar’ Gashin për mosmbështetjen e saj karshi institucionit që e drejton.

“Një fakt është i pakontestueshëm: Qeveritë janë ndryshuar, vitet kane kaluar por përkrahja për ‘Made in Kosova’ asnjëherë nuk ka munguar. Të gjithë e kanë përkrahur pa marr parasysh cilës parti i kanë takuar, përveç teje Liza!”, ka shkruar Panxha.

Ai ka deklaruar se do ti ndjekë të gjitha rrugët ligjore karshi ‘shkatërrimit’ të konceptit të ‘Made in Kosova’ për shkelje të markës tregtare.

“Ti ke vendos me bë një ‘Made in Kosova’ të re, më e mira se e tashmja por me koncept të njëjtë, me fjalë të tjera me koncept të vjetër. Kjo qasje po me kujton një ngjarje që ka ndodhur gjatë luftës në regjion: në atë kohë bombardohej për tu shkatërruar një qytet i vjetër i antik, ndërkohë gjenerali që e sulmonte deklaroj ‘Mos u merakosni se do ta ndërtojmë një qytet të ri, më të bukur edhe më të vjetër se ky ekzistuesi’. Kjo është një qasje tipike kur tentohet të rishkruhet historia me manipulime dhe përvetësime!  Liza ti po tenton me shkatërrua një koncept ‘Made in Kosova’ që është ndërtuar ndër vite dhe po mundohesh të ndërtosh sipas teje një më të mirë me dhe më të vjetër se ky ekzistuesi! Kjo është një qasje tipike e një individi që në plan të parë e ka promovimin vetanak nën ombrellën e një institucioni publik. Por kjo ombrelle nuk do të mbron nga padia për shkelje të Drejtave Autoriale që është e dënueshme me Kodin Penal! Nuk do të mbron nga padia për shkelje të markës tregtare!”, ka shtuar ai.

source

Të ngajshme

Lancaster: Aleatët të konsultohen për të avancuar statusin e Kosovës në NATO

Gërvalla bën ftesë për aplikim për diplomatë të rinj: Kosova dhe diplomacia ka nevojë për ju

Kush është Enver Sekiraqa i cilësuar si “gangsteri” i Prishtinës?