Telenews

MSH nis procedurat për funizim në QKUK me ilaçin e kushtueshëm të kancerit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë kërkesë që të furnizohet me tabletat “Everolimus”.

Sipas njoftimit nga E- prokurimi, vlera e parashikuar e kontratës është 113,076.00 euro.

Everolimus është një medikament kundër kancerit i cili përdoret për të trajtuar forma të avancuara të kancerit si: Renal cell carcinoma (kancer i veshkave) kur mjekimet e tjera nuk kanë pasur sukses.

Tabletat “Everolimus” edhe për lloje të tumoreve neuroendokrine (tumore në pankreas, zorrë, mushkëri etj.), kur tumori nuk mund të hiqet me operacion dhe po përparon.

Çmimi i tyre ndryshon nga shteti në shtet, por kryesisht varion nga 450 deri 500 euro për 30 tableta.

Afati i fundit për pranimin e tenderëve është 22 dhjetori i këtij viti.

“Operatorët ekonomik do të kenë të drejtë të dorëzojnë tenderin, kërkesën për pjesëmarrje dhe dokumentet e tjera të nevojshme apo dosjet të cilat u lejohen gjatë kryerjes së një aktiviteti të prokurimit në gjuhën Shqipe, Serbe dhe Angleze.”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Ndryshe, tash e sa muaj pacientët me kancer tash e sa muaj po detyrohen ta sigurojnë vetë terapinë, pasi në Klinikën e Onkologjisë mungon një pjesë e ilaçeve të nevojshme.

Të ngajshme

Komandanti i KFOR-it diskuton situatën e sigurisë në Kosovë me përfaqësuese të NATO-s

KushtrimGuraj

Një 44-vjeçar mbetet i plagosur në Skenderaj, gjendja e tij stabile

KushtrimGuraj

Osmani për dekretin: S’jam pejgamber që të mos bëj gabime për atë ekziston Gjykata Kushtetuese

KushtrimGuraj