Telenews

Muharremi bën thirrje për qetësi: Protestë po, dhunë e vandalizëm jo

Analisti Shenoll Muharremi ka bërë thirrje për qetësi dhe maturi pas zhvillimeve të fundit, duke kërkuar që protestat të zhvillohen pa dhunë dhe vandalizëm.

Në një reagim nw profilin e tij nw rrjetin social Facebook, Muharremi u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos dëmtojnë institucionet dhe të tregojnë kujdes edhe ndaj Policisë së Kosovës.

“Mos hudhni gurë drejt institucioneve tona, se në fund ne duhet me i pagu e me i rregullu. Tregoni maturi edhe me Policinë tonë, ata nuk kanë asnjë faj”, ka shkruar ai.

Duke iu referuar situatës së krijuar rreth ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve që po përballen me proces gjyqësor në Hagë, Muharremi ka deklaruar se lirimi i tyre nuk mund të arrihet përmes vetëflijimit apo dhunës.

“Thaçi me shokë nuk lirohet edhe nëse vetëflijohemi të gjithë sonte. Protestë po, dhunë e vandalizëm jo”, ka theksuar ai.

Muharremi ka kërkuar që qytetarët të mos marrin vendime nën ndikimin e emocioneve dhe tensioneve, duke argumentuar se nevojitet kohë për të kuptuar dhe përpunuar zhvillimet.

“Sot duhet me u qetësu të gjithë. Nuk mundemi me marrë asnjë vendim të mirë e të duhur nën emocione dhe tension kaq të madh”, është shprehur ai.

Ai ka kërkuar gjithashtu që institucionet të jenë aktive dhe të udhëheqin zhvillimet, në vend që ato të drejtohen nga turmat.

“Institucionet duhet me qenë aktive, dhe ato, jo turmat me i pri ngjarjeve. Mos-veprimi nuk është zgjidhje”, ka shkruar Muharremi.

Në fund, ai ka vlerësuar se zemërimi dhe revolta janë të kuptueshme, por ka kundërshtuar përdorimin e dhunës dhe vandalizmit.

“Protestat janë në rregull. Revolta dhe zemërimi janë të kuptueshme. Por vandalizmi dhe dhuna janë të papranueshme dhe vetëm e dëmtojnë Kosovën”, ka deklaruar ai.

Të ngajshme

Kos për Specialen: Rasti lidhet me përgjegjësinë individuale –

KushtrimGuraj

Haradinaj: Udhëheqësit le të tregojnë për hapat e rradhes –

KushtrimGuraj

Ekskluzive: Nis mbledhja e nënshkrimeve nga deputetët për zhbërjen e Gjykatës Speciale

Yllka Gashi