Telenews

Muhaxheri hedh dyshime se Kurti e Vuçiq janë marrë vesh për Asociacionin

 

 

Nënkryetari i LDK-së, njëkohësisht kryetar i Komunës së Pejës, ka hedhur dyshime se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është marrë vesh me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për ta formuar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Muhaxheri tha se draft-statuti për Asociacionin, mund të jetë dorëzuar nga Kurti dhe pastaj është pranuar edhe nga Vuçiq.

“Është dashtë të jetë më i mençur se ata dhe ta dorëzojë një dokument vet. Veç nëse ky dokument është që e ka dorëzu vet dhe është dakordu me Vuëiqin, dhe na servohet si dokument i dikujt tjetër. Ka një dyshim se këta janë marrë vesh dhe tash hajt si ta paketojmë. Këtu duhet me u ngjallë dyshimi. Si është e mundur që një njeri dhe zv.kryeministër, njëri i ka votat por tjetri është i emëruar, po folin për të ardhmen e vendit. Nëse është pranu e po shihet që po, do të jetë në tavolinë edhe në qeveritë e ardhshme”, tha ai.

Muhaxheri tha se Kurti po flet ndryshe me opozitën e ndryshe siç i quajti “me militantët e tij”.

“Nga gjuha që po e përdor te opozita, shihet që është pranu, kurse te militantët thotë jo luani se pranon këtë”, tha ai.

Të ngajshme

“Edhe mysliman edhe kundër kombit, nuk shkon”

Blearta

Kosova pa Rrahmanin dhe Avdullahun për play-off-in e Botërorit

Blearta

Lufta në Iran, bie ndjeshëm çmimi i arit

Blearta