Telenews

Muhaxheri: Si LDK nuk jemi të interesuar t’ia ndërprejmë qeverisjen Kurtit

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri, ka thënë se subjekti i tij politik nuk është i interesuar t’ia ndërprejë qeverisjen Kurtit.

Sipas tij, duan ta lënë kryeministrin Kurti të qeverisë ta shohin përkrahësit e tij që, siç tha ai, kjo qeveri nuk ka bërë asnjë zgjidhje për problemet e vendit, por vetëm shtyrje të tyre.

“Ne si LDK s’jemi të interesuar në asnjë moment t’ia ndërpresim kësaj qeverie qeverisjen. Ne jemi të intersuar ta lëmë të qeverisë, sepse e ka marrë një përkrahje të madhe popullore dhe atë përkrahje që e kanë pasur ne po i themi eja qeverisi dhe për asnjërën nuk ka përgjegjësi, për asnjë veprim që e ka premtuar nuk ka zgjidhje, janë 18 muaj qeverisje dhe ka vetëm fjalë dhe shtyrje të problemeve e asnjë zgjidhje”, ka thënë Muhaxheri në Rubikon.

Muhaxheri tha se nëse Kurti do të ishte i përgjegjshëm, ai nuk do të duhej të ishte sot në Japoni, por në vend, duke u munduar t’i zgjidhë problemet me SBAShK-un.

“Nuk ishte e nevojshme të jetë në Japoni, kur e ka vendin keq”, ka shtuar ai.

 

Të ngajshme

Babai dhe vajza 3-vjeçare humbin jetën në aksident në Gjermani

Yllka Gashi

Topi i Artë e la jashtë, Raphinha përgjigjet në mënyrën më të mirë: Me gola dhe asistime

Yllka Gashi

“Lufta për UÇK-në”: Po nisim një dialog të brendshëm për vlerat e vërteta të luftës çlirimtare

Yllka Gashi