Telenews

Muja i LVV-së: Krimi i organizuar në tri fronte, është i qartë frustrimi i tyre

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka reaguar sot pas përleshjes fizike në Kuvendin e Kosovës, ndërsa tha se krimi i organizuar është në tri fronte.

Muja në një postim në Facebook shkruan se është i qartë frustrimi e shpërthimi i tyre.

Lexoni të plotë postimin e tij:

Krimi i organizuar në 3 fronte:

PDK sulmoi në Kuvend.

Paterica PSD sulmoi jashtë Kuvendit.

Baton Haxhiu e Berat Buzhala sulmojnë nëpër studio televizive e portale.

Zgjodhën momentin tash, sepse nuk duan ta lënë Kosovën t’i fitojë betejat që duket se do t’i fitojë.

E gjitha kjo vjen si rezultat i luftës së suksesshme ndaj krimit jo vetëm në veri por edhe në Prishtinë e kudo. Kumbarët e krimit, pavarësisht etnive, kanë mbështetur dhe mbështesin njëri-tjetrin. Ky është koncerti i krimit të organizuar i ditëve të sotme që në fakt është krimi i organizuar i gjithë viteve të pasluftës që askush nuk ua prishi tymin e duhanit.

Është i qartë frustrimi i tyre. Është i qartë shpërthimi i tyre.

Të ngajshme

“Uzurpim me forcë i zyrës” – reagon Fatos Qerimi, kërkon hetim urgjent nga Prokuroria Speciale

Rrezarta Ramaj

Kurti në përvjetorin e rënies së Agron Rrahmanit: Shembull i veprimtarit patriot dhe luftëtari të paepur të UÇK-së!

Rrezarta Ramaj

Për herë të parë Specialja publikon pamjet nga brenda burgut në Hagë ku mbahen Thaçi dhe të tjerët

Rrezarta Ramaj