Telenews

Mund të votohet edhe nga Kosova, si ta përkrahni sonte Albina Kelmendin për ta çuar në finale të Eurovision

Albina dhe Familja Kelmendi do të prezantohen sonte në Liverpool në gjysmëfinalen e dytë të Eurovision.

Ata do të performojnë këngën “Duje”, që ka marrë përshtypje mjaft pozitive nga fansat.

Këtë edicion, ndryshe nga edicionet e tjera të festivalit, publiku është ai që do të vendosë se cilat shtete do të kualifikohen për në finale.

Po ashtu për herë të parë, të drejtë vote kanë edhe shtetet mospjesëmarrëse në festival, përfshirë këtu Kosovën.

Për të votuar nga Kosova, mjafton të kyçeni në faqen zyrtare të Eurovision-it në momentin kur të hapet televotimi, rreth orës 22:20. Shqipëria mban kodin 14.

Secili mund të votojë deri në 20-të herë, dhe një votë kushton 0.99 euro.

Të ngajshme

Noizy ironizon me Mozzikun, me postime tallëse për orët luksoze

Erzana Fazliu

Cardi B ndan lajmin e gëzueshëm, pret fëmijën e katërt me partnerin e saj

Valjeta Turkaj

Mbeti jashtë “E Diell”, Xheneta thumbon hapur Eglin dhe ngre kuriozitetin e fansave

KushtrimGuraj