Telenews

Mundësia e fundit për t’u bërë pjesë e ngjarjes që ndryshon gjithçka

Çdo njeri ka një moment në jetë kur e kupton se nuk mund të presë më. Se ëndrra
duhet ndjekur tani, vizioni duhet kthyer në realitet dhe suksesit duhet t’i hapësh derën.
Për shumë njerëz, Konventa e 8-të Ndërkombëtare “Suksesi është qëllimi yt” do të
jetë pikërisht ai moment.
Më 18 Tetor, Prishtina do të presë ngjarjen më të madhe të vitit në fushën e biznesit,
zhvillimit personal dhe lidershipit  një ditë që sjell përvojë, frymëzim dhe strategji
konkrete për transformim profesional e personal.
Temat që do të trajtohen këtë vit prekin disa nga fushat më aktuale për çdo individ dhe
kompani që synon rritjen:
– Arti i shitjeve moderne dhe mënyrat për të ndërtuar marrëdhënie që sjellin
rezultate.
– Menaxhimi i energjisë dhe kohës, për performancë të lartë dhe ekuilibër
jetësor.
– Zhvillimi i lidershipit të ri, që udhëheq me vizion, ndikim dhe kulturë
bashkëpunimi.
– Transformimi digjital dhe automatizimi, që po revolucionarizojnë mënyrën se
si funksionon biznesi sot.
– Rëndësia e mirëqenies personale dhe emocionale si bazë për sukses të
qëndrueshëm.
Konventa nuk është thjesht një event  është një përvojë njerëzore ku mund të
ndodhë një bisedë që të ndryshon perspektivën, një kontakt që të hap një derë të re,
apo një ide që ndez pasionin dhe sjell kthesën e madhe në jetën tënde.
Kjo është mundësia e fundit për t’u bërë pjesë e këtij eventi të jashtëzakonshëm.
Kanë mbetur vetëm 20 vende të fundit, dhe për to ofrohet një super ofertë speciale.

�� Na kontaktoni tani në +383 48 687 777 për të marrë ofertën dhe për të siguruar
pjesëmarrjen tuaj.
Një ditë mund të ndryshojë gjithçka. Mos e humbni këtë.

Të ngajshme

Zgjidh majën e Prizrenit, zgjidh Hill Side Residence

Erzana Fazliu

IKD: Vendimet e Qeverisë në detyrë, pesë ditë para zgjedhjeve, të kundërligjshme e me efekt elektoral

Valjeta Turkaj

E rëndë: Arinjtë nxjerrin një trup nga varri në Bllacë të Suharekës, i futen në pronë edhe një banori

Valjeta Turkaj