Telenews

Mundësia për ta marrë falas, Barcelona gjithashtu rivalizon top gjigantët evropianë për yllin e Bayernit

E ardhmja e Dayot Upamecanos te Bayern Munich po bëhet gjithnjë e më e pasigurt, teksa si Barcelona ashtu edhe Real Madrid po e synojnë mbrojtësin francez, i cili mund të largohet si lojtar i lirë.

26-vjeçari ndodhet në vitin e fundit të kontratës së tij, që skadon në qershor të vitit 2026. Bayern ka zhvilluar bisedime për rinovimin prej disa muajsh, por negociatat janë bllokuar për shkak të mosmarrëveshjeve midis klubit dhe përfaqësuesve të lojtarit.

Sipas “Foot Mercato”, gjigantët bavarezë duan të shmangin përsëritjen e rastit të David Alabas, i cili u largua falas drejt Real Madridit, por Upamecano po mban të hapura të gjitha opsionet, përfshirë edhe një largim të mundshëm.

Të ngajshme

PSG ofron Fabian Ruiz në këmbim të yllit të Real Madridit

KushtrimGuraj

Numri 10 i ri i Juventusit në shënjestër të Barcelonës dhe Chelseat – nis beteja për Kenan Yildiz

KushtrimGuraj

Në këtë link mund ta ndiqni ndeshjen PAOK (Greqi) – Trepça

Donat Hashani