Telenews

Mungesa të mëdha në të dyja kampet, formacionet e mundshme të El Clasicos

mungesa-te-medha-ne-te-dyja-kampet,-formacionet-e-mundshme-te-el-clasicos

Sfida e madhe ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit, e vlefshme për javën e 35-të të La Ligës, pritet të nisë në orën 16:15 në një ndeshje që është vendimtare.

Dy skuadrat do të përballen në një duel që mund të vendosë fatin e titullit kampion.

Të dyja skuadrat kanë lëndime të mëdha dhe mungesat do të vërehen në formacion.

Te Barcelona do të mungojnë Pablo Torre, Jules Kounde dhe Marc Bernal, derisa Alejandro Bal.

Te Reali mungesa të mëdha do të jenë mbrojtësit si Dani Carvajal, Eder Militao, Alaba, Rudiger, Mendy si dhe mesfushori Camavinga.

Hansi Flick do të luaj me treshen sulmuese Lamine Yamal, Raphinha e Ferran Torres.

Në anën tjetër CArlo Ancelotti në mungesë të mbrojtësve në qendër do ta vendos francezin Aurelien Tchouameni.

Formacioni i mundshëm i Barcelonës: Szczesny; Eric Garcia, Cubarsi, Inigo Martinez, Gerard Martin; De Jong, Pedri, Dani Olmo; Lamine Yamal, Ferran, Raphinha.

Formacioni i mundshëm i Real Madridit: Courtois; Lucas Vazquez, Asensio, Tchouameni, Fran García; Valverde, Arda Güler, Ceballos; Bellingham, Mbappe, Vinicius.

Takimi do të gjykohet nga Cuadra Fernández. Me vetëm katër pikë që ndajnë dy ekipet në tabelë, kjo përballje do të ketë një ndikim të madh në garën për titull.

Të ngajshme

Asllani vazhdon me gola, Interi presion Napolit

Valjeta Turkaj

El Clasico vendimtar sot në Montjuic, Barcelona dhe Real Madrid për titullin e La Ligës

KushtrimGuraj

Karateisti Betim Maliqi i sjell Kosovës medalje nga Kampionati Evropian

Donat Hashani