Telenews

Mungon Messi në fushë, klubi rival detyrohet të dëmshpërblejë tifozët

messi-me-dy-asiste,-inter-miami-barazon-me-new-york-city

Lionel Messi vë në vështirësi kundërshtarët e tij edhe jashtë fushës.

Ndodhi mbrëmjen e djeshme, në stadiumin “Shell Energy” të Houston Dynamo, që ishte plot për ndeshjen kundër Inter Miami (humbur 1-4) dhe 22 mijë tifozë të pranishëm në tribuna u zhgënjyen nga lajmi se ylli argjentinas nuk do të luante.

Zhgënjimi ishte legjitim pasi u rritën ndjeshëm çmimet e biletave sepse të gjithë tifozët prisnin që të shihnin në fushë 7 herë fituesin e Topit të Artë.

Messi mungoi në stadium, ndaj klubi amerikan u premtoi tifozëve të tyre një biletë falas për një nga ndeshjet e ardhshme në shtëpi./Telenews.al/

Të ngajshme

Daku fans i Unitedit, por pse e ka tatuazh fanellën e Martinsit te Interi?

Donat Hashani

Jeta e Benzemas në Arabinë Saudite

Valjeta Turkaj

Rikthehet Liga e Kampionëve, spikat përballja Real-Atletico

Erzana Fazliu