Telenews

Munguan në Komision, Pal Lekaj bën këtë veprim ndaj deputetëve të Vetëvendosjes

Për të gjashtën herë ka dështuar të konstituohet Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore. Kjo pasi deputetët e pozitës përsëri nuk kanë marrë pjesë në mbledhjen e këtij komisioni.

Për këtë, deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka ndërmarrë një aksion simbolik ndaj mosprezencës së deputetëve të Vetëvendosjes në konstituimin e Komisionit Hetimor për rezervat shtetërore.

Ai ka vendosur në ulëset e deputetëve të munguar nga një letër ku shkruhet paga e tyre që marrin nga Kuvendi i Kosovës, duke marrë për bazë kontekstin nga protesta e policisë që kërkuan paga më të larta e që Qeveria iu përgjigj duke publikuar pagat e tyre me shtesa. /Telenews.al/

 

Të ngajshme

Nis seanca në Mitrovicën e Veriut, asambleisti serb vendos flamurin e Serbisë para vetës

Valjeta Turkaj

Investo në një banesë moderne dhe të rehatshme në Drenas

Erzana Fazliu

Dyshohet se e dhunoi një femër, arrestohet një burrë, në Gjakovë

Valjeta Turkaj