Telenews

Munishi nuk zgjedh fjalor, dërgon selame thumbuese për kundërshtarët në Superligë

Trajneri karizmatik, Ismet Munishi, i cili aktualisht është në krye të bankinës së Dukagjinit, ka thumbuar kundërshtarët e tij të Superligës.

Megjithatë, s’është që ka zgjedhur fjalët me të cilat ai u adresua përmes facebook-ut.

“Xhiro përfundoi, ankesat u morën parasysh, shpejt vjen xhiro tjetër, duhet m’i shtrëngu bo…et mirë për në vazhdim, kush i ka normal”, ka shkruar timonjeri i klinasëve, transmeton Klankosova.tv.

“Kampionati shumë i fortë sivjet, s’ka miqësore, duhet me fitu vetë me mund, me djersë edhe me dijeni normal kush din”, ka vazhduar më tej Munishi.

Sipas tij, duhet edhe me ditë mu përballë me presionin, është shumë e rëndësishme këtë vit.

“Punoni fort, lufta vazhdon” përfundon shkrimi i teknikut

 

Të ngajshme

Ronaldo mund të rikthehet në Serie A, klubi italian shumë i interesuar për të

KushtrimGuraj

Ylli i PSG-së mund të nënshkruajë me Atletico Madridin

Valjeta Turkaj

Barcelona refuzon një ofertë prej 30 milionë euro për Marc Casadon

Valjeta Turkaj