Telenews

“MUP”-i serb ia mvesh një vepër Osman Selmanit që e arrestuan në Mutivodë: Dyshohet se vrau një çift serb në Sofali të Prishtinës

Ministria e Brendshme e Serbisë kanë njoftuar për arrestimin e Osman Selmanit në pikën kufitare në Mutivodë.

Sipas “MUP”-it serb, arrestimi i tij është bërë na një operacion i përbashkët i disa departamenteve policore.

Sipas pretendimeve të Ministrisë së Brendshme të Serbisë “ekzistojnë baza për dyshim se më 14 qershor 1999, në lagjen e Sofalisë pranë Prishtinës, së bashku me disa anëtarë të “UÇK-së”, ai vrau brutalisht me armë zjarri dhe të ftohta çiftin bashkëshortor Vladimir dhe Persa Stanisavljević, civilë me kombësi serbe”.

Për Osman Selmanin kanë caktuar paraburgim për 48 orë dhe pritet që t’i caktohet paraburgimi për 30 ditë nga Gjykata e Lartë në Beograd, shkruan Radio Kontakt Plus, transmeton Telenews.

Lidhur me arrestimin e Osman Selmanit kanë njoftuar edhe familja, duke treguar se është ndaluar me datën 1 korrik.

Të ngajshme

Jakup Krasniqi nuk pranon më kujdes mjekësor në Hagë: Më është mohuar çdo e drejtë njerëzore tash e gjashtë vjet –

KushtrimGuraj

Jashari takon gjeneralin amerikan, diskutojnë partneritetin FSK–Garda e Ajovës –

KushtrimGuraj

Mbi 374 mijë fëmijë përfituan shtesa në shtator, u paguan mbi 13.5 milionë euro –

KushtrimGuraj