Telenews

Murati: Aktgjykimi i Kushtetueses i vitit 2014 lejon votimin e kryeparlamentarit edhe përmes votës së fshehtë

Deputeti i Vetëvendosjes Hekuran Murati ka thënë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2014 lejon votimin e kryetarit të Kuvendit përmes votës së hapur apo të fshehtë.

Pavarësisht kësaj, sipas Muratit, disa organizata të shoqërisë civile dhe parti opozitare e kanë shpallur këtë formë si anti-kushtetuese, duke thelluar më tej krizën për konstituimin e Kuvendit.

“Në Aktgjykimin e vitit 2014 për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, vetë Gjykata Kushtetuese në paragrafin 124. ka sqaruar që ndër mënyrat e pranueshmë për votim, janë vota e hapur, vota e fshehtë, apo çfarëdo mënyre tjetër.

Por ç’e do Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, kur disa organizata të “shoqërisë civile”, në sinkron me partitë që po bllokojnë konstituimin e Kuvendit, sot e shpallën si anti-kushtetuese këtë formë të votimit.

Edhe më interesant është paragrafi 125. ku thuhet:

“Gjykata konsideron se mënyrat e ndryshme të votimit (hapur, fshehtë, etj) kanë për qëllim të sigurojnë SHPREHJEN DEMOKRATIKE DHE TË PAVARUR TË VULLNETIT TË DEPUTETËVE dhe të sigurojnë të drejtat e deputetëve në mënyrë që ata t’u përmbahen obligimeve të tyre.”

Pra, sipas Aktgjykimit të GJK, Kushtetuta njeh mundësi të ndryshme të votimit dhe u takon deputetëve që të zgjedhin mënyrën më të mirë për të zhbllokuar procesin.

Por edhe kësaj radhe, u pa përfundimisht se kush po e bllokon konstituimin e Kuvendit”, ka shkruar Murati në Facebook.

 

Të ngajshme

9 qytetet më të lira dhe më me stil në Evropë për këtë verë, mes tyre edhe Tirana

KushtrimGuraj

Lëvizjet në Administratën Trump, emri i Grenell përmendet për një pozitë të rëndësishme

KushtrimGuraj

Tahiri përjashton kategorikisht koalicionin me VV-në

Donat Hashani