Telenews

Murati akuzon partitë se janë “barrikaduar kundër Albin Kurtit”

Deputeti i LVV-së, Hekuran Murati, akuzoi partitë shqiptare që mandatin e kaluar ishin në opozitë, si dhe Listën Serbe se për 9 muaj “janë barrikaduar kundër Albin Kurtit”.

“Ata thanë që nuk duan të votojnë as buxhet dhe as marrëveshje ndërkombëtare pa Qeveri, por kur ju ofrua mundësia të votonin Qeverinë, përsëri e refuzuan. Opozitë e përbashkuar me një qëllim të vetëm: kundërshtimin e Albin Kurtit”, tha Murati, pas seancës për Qeverinë.

Lista Serbe është partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Të ngajshme

Krasniqi: Osmani të shpallë zgjedhjet sa më shpejt

Valjeta Turkaj

Abdixhiku: Kurti çdo mëngjes zgjohet, sheh dhe krijon kundërshtar

Valjeta Turkaj

Konjufca dështon të bëhet kryeministër, Kosova drejt zgjedhjeve të reja!

Valjeta Turkaj