Telenews

Murati: Edhe sot propozimi ynë për kryeparlamentare është Albulena Haxhiu, konstituimi i Kuvendit s’i takon vetëm një partie

Deputeti i VV-së, Hekuran Murati para vazhdimit të seancës konstituive ka konfirmuar se edhe në këtë tetativë të tetë për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit, do ta propozojnë Albulena Haxhiun për kryeparlamentare.

Murati tha se konstituimi i Kuvendit u takon të gjithëve dhe jo vetëm koalicionit qeverisës, shkruan Telenews.al

“Po shpresoj që sot të kemi një rezultat të kënaqshëm që të hapet rruga dhe të konstituohen institucionet e vendit. Patjetër që është emri i njëjtë, pra Albulena Haxhiu. Lus partitë pjesëmarrëse në Kuvendin e Kosovës që me votën e tyre të marrin pjesë dhe të konstituohet Kuvendi sepse kjo është detyrë e të gjithëve. Ne në vazhdimësi kemi bë thirrje që të konsiderojnë votimin që të zhbllokohet procesi.

Konstituimi i Kuvendit u takon ë gjitha partive politike, nuk është çështje vetëm e një koalicioni qeverisës. Koalicioni qeverisës vlen vetëm për Qeverinë”, tha Murati para mediave

Të ngajshme

Osmani kujton Rugovën në Ditën e Presidentit: Ati themeltar i republikës sonë, sot ecim hapave të tij

Donat Hashani

Aksident i rëndë në rrugën Klinë – Shtupël

Donat Hashani

Sulmi izraelit vret nëntë fëmijë të mjekes në Gaza, thotë spitali

Donat Hashani