Telenews

Murati: Jetëgjatësia në Kosovë, 4-5 vjet më e lartë se mesatarja e vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se jetëgjatësia në Kosovë është 4 deri në 5 vjet më lartë sesa mesatarja e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.

Murati thotë se kjo tregon për cilësinë e jetës në Kosovë.

“Jetëgjatësia e pritur është tregues mjaft i mirë edhe për cilësinë e jetës në një vend. Sipas të dhënave të grumbulluara nga Banka Botërore, jetëgjatësia mesatare e pritur në Kosovë është 80 vite, apo rreth 4-5 vite më e lartë sesa mesatarja e shteteve tjera të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Murati në Facebook.

source

Të ngajshme

Nga janari në qershor, këto janë shtatë vrasjet që tronditën Kosovën

KushtrimGuraj

Ramiz Lladrovci bën reagim të fortë për kandidaturën e të parit të Drenasit

Donat Hashani

Policia parandalon kontrabandimin e barnave nga Serbia në Novosellë

KushtrimGuraj