Telenews

Murati: Këta që po ua qajnë hallin qytetarëve, bllokuan miratimin e pakos 200 milionëshe

kater-pyetje-per-hekuran-muratin-nga-flaka-surroi

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, duke iu referuar opozitarëve, ka thënë se ata që po ua qajnë hallin qytetarëve, e kishin bllokuar pakon e ndihmës për ta.

Përmes një postimi në Facebook, Murati tha se blloku opozitar kishte bllokuar miratimin e 200 milionë eurove ndihmë për qytetarët.

“Po i shoh disa përfaqësues të opozitës teksa po ua qajnë hallin qytetarëve këtyre ditëve të fundit.

Ishin po të njëjtit nga blloku opozitar që e bllokuan miratimin e pakos 200 milionë euro për mbështetje ndaj qytetarëve.

Qytetarët nuk harrojnë” shkroi Murati.

Kujtojmë se pakoja e mbështetjes për qytetarët e sektorit privat dhe publik, e propozuar nga qeveria, nuk kaloi në Kuvend.

Të ngajshme

Vjosa Osmani pozon me “frizerkat”: Puna e çon Kosovën përpara, jo urrejtja e përçmimi

Rrezarta Ramaj

SHBA hap hetim të ri ndaj Maduros në Miami

Valjeta Turkaj

7 njehsorë pa afat, KEDS gjobitet me 40 mijë euro

Valjeta Turkaj