Telenews

Murati: Neni i UA-së për veteranët ishte miratuar më 2015

murati:-neni-i-ua-se-per-veteranet-ishte-miratuar-me-2015

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka reaguar pasi Supremja sot shfuqizoi një nen të udhëzimit administrativ për veteranët e UÇK-së.

Murati thotë se udhëzimi administrativ ishte miratuar në vitin 2015 dhe jo në qeverinë Kurti, teksa ka ftuar mediat të mos e prezantojnë si vendim të qeverisë aktuale. Në fakt, ishte pikërisht kryeministri Kurti ai që paralajmëroi se kufizimi i punësimit për veteranët e luftës së UÇK-së do të hiqet.

Çka parashihte neni i kontestuar i Udhëzimit Administrativ?
Ai nen parashihte që për të aplikuar për benefitin e veteranit të UÇK-së, ndër tjera duhej dorëzuar edhe dëshminë nga ATK që veterani nuk ishte i punësuar” u shpreh Murati.

Ky është postimi i plotë i tij:

Gjykata Supreme sot ka publikuar Aktgjykimin për shfuqizimin e një neni të një Udhëzimi Administrativ për Veteranët e Luftës së UÇK-së, udhëzim ky i miratuar në vitin 2015 në kohën e Qeverisë së përbërë nga koalicioni PDK-LDK.

Pra nuk bëhet fjalë për shfuqizim të ndonjë Udhëzimi Administrativ të miratuar përgjatë mandatit të Qeverisë Kurti. Prandaj ftoj edhe mediat të përmbahen nga raportimet tendencioze që gabimisht tentojnë ta prezantojnë këtë si vendim të Gjykatës që shfuqizon ndonjë akt nënligjor të Qeverisë Kurti. Në fakt, ishte pikërisht Kryeministri Kurti ai që paralajmëroi se kufizimi i punësimit për Veteranët e Luftës së UÇK-së do të hiqet.

Çka parashihte neni i kontestuar i Udhëzimit Administrativ?
Ai nen parashihte që për të aplikuar për benefitin e Veteranit të UÇK-së, ndër tjera duhej dorëzuar edhe dëshminë nga ATK që Veterani nuk ishte i punësuar.

Pse e shfuqizoi Gjykata Supreme këtë nen të Udhëzimit Administrativ?
Sepse Gjykata e konsideroi që bie ndesh me Nenin 16A të Ligjit të ndryshuar/plotësuar për Veteranët e Luftës së UÇK-së. Ky ndryshim/plotësim ishte bërë në vitin 2017, poashtu gjatë kohës kur vendi qeverisej nga koalicioni PDK-LDK.

Neni 16A parashihte kategorizimin e Veteranëve në tri kategori, sipas periudhës së pjesëmarrjes në luftë, dhe pas përfundimit të këtij kategorizimi parashihte edhe mundësinë që Veteranët që punonin jashtë sektorit publik të mund të përfitojnë 50% të shumës së benefitit sipas kategorisë përkatëse. Interpretimi mbizotërues i deritanishëm në lidhje me këtë paragraf që mundëson përfitimin e benefitit edhe për ata që punojnë jashtë sektorit publik ka qenë që, parakusht i zbatimit të këtij paragrafi është përmbyllja e kategorizimit të Veteranëve sipas paragrafit 4 të nenit në fjalë.

Ne do të analizojmë me zyrën ligjore në MFPT nëse Aktgjykimi i sotëm i Supremes është i mjaftueshëm që t’u mundësohet përfitimi i benefitit edhe Veteranëve të UÇK-së që punojnë jashtë sektorit publik, edhepse kategorizimi i paraparë sipas Nenit 16A nuk është bërë deri më tani, apo nëse ka nevojë për ndryshime ligjore shtesë të cilat edhe ashtu kanë qenë në plan. Sido që të jetë, Kryeministri Kurti tashmë e ka dhënë zotimin publik, dhe ne do të punojmë për ta jetësuar atë zotim sa më parë.

Të ngajshme

Osmani takon Princin e Kurorës: Kosova dhe Jordania me marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale

KushtrimGuraj

Liburn Aliu i punësuari i fundit, kush janë kosovarët tjerë që iu besoi pushtet Edi Rama

KushtrimGuraj

ChatGPT ndan të dhëna se sa përdorues shfaqin psikozë ose mendime vetëvrasëse

KushtrimGuraj